Lajme
Kosovë: Mbi 632 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCovid
Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri të martën e 11 tetorit, në Kosovë janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 632 mijë e 567 qytetarë tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
I njëjti raport ka njoftuar të hënën për dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për qytetarët të vaksinohen, e në këtë mënyrë të mbrohen edhe nga virusi vdekjeprurës.
Në Kosovë tashmë janë në fuqi masat antiCOVID-19 që vendosi Qeveria e Kosovës, meqë numri i rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive shënuan rritje në javën e fundit të gushtit. Prej atëherë masat vazhduan, por kishte disa ndryshime. Ajo që mbeti në fuqi nga fillimi ishte ora policore 22:00-05:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit