Lajme
Austri, shoqata e mësuesve “Naim Frashëri” vijon shpërndarjen e teksteve
Mësohet se 338 tekste “Të mësojmë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare 1, 2, 3”, të paracaktuara për mësimdhënien në diasporë, janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të gjithë fëmijët shqiptarë që ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe në Austri, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë ka pritur në mjediset e saj përfaqësues të Shoqatës së mësuesve shqiptarë në Austri “Naim Frashëri”, kryesuar nga kryetarja e shoqatës, znj. Miradije Berishaj.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime rreth procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe në Austri dhe sfidave me të cilat përballet ky proces. Përfaqësuesit e shoqatës shprehën vlerësimin për mbështetjen nga shteti shqiptar dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, për ndimën e ofruar në vazhdimësi dhe, posaçërisht në pajisjen me tekste shkollore për nxënësit, që po kontribuon dukshëm në ruajtjen e gjuhës shqipe.
Tekstet mësimore do të përdoren nga mësues e nxënës aty ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe, përkatësisht në Vjenë, Austrinë e Poshtme, Vorarlberg, Steiermark, Kärnten.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës