Muzikë

Pas 31 vjetësh rikthehet “Eurovision 2022” në Itali

Qyteti italian i Torinos do të presë konkursin e këngës “Eurovision 2022”, një nga evenet më të mëdha të muzikës europiane, duke u kthyer në Itali pas 31 vjetësh.

Në një deklaratë për mediat Eurovision bëri me dije se Italisë iu dha e drejta për garën e ardhshme, pasi grupi italian Maneskin fitoi edicionin 2021 në Roterdam.

Konkursi i këngës europiane u anulua në vitin 2020 për shkak të koronavirusit.