Shëndetësi

Fjetja në shpinë ka një numër përfitimesh, ja cilat janë ato

Shumë ekspertë pajtohen se pozicioni i gjumit në shpinë është më i shëndetshmi për trupin e njeriut.

Edhe pse ky pozicion rrallë i përshtatet dikujt, fatlumët janë ata që janë mësuar të flenë në shpinë.

Rekomandohet që qafa, koka dhe pjesa e sipërme e gjoksit të ngrihen pak gjatë këtij pozicioni.

“Ky pozicion siguron pushimin më të mirë për shpatullat dhe shpinën, të cilat janë më të tensionuara gjatë ditës, dhe gjithashtu ndihmon në rrjedhën e duhur të thartirave, sepse në këtë rast ato nuk kthehen përsëri në ezofag”, thonë ekspertët.

Nëse doni të mësoni të flini në shpinë dhe ta përfshini këtë pozicion në rutinën tuaj të gjumit, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.

Gjumi në këtë pozicion mund të mos jetë fort i rehatshëm, por nëse keni probleme, të cilat do t’i listojmë në vijim, mund t’i jepni një shans.

I njohur si gjumi në shpinë, ky pozicion ofron një mori përfitimesh shëndetësore që mund të mos i keni marrë parasysh, si për shembull:

▪ mbajtja e shtyllës kurrizore në një linjë
▪ reduktim të dhimbjeve të kokës nga tensioni
▪ zvogëlim i presionit në gjoks
▪ lehtësim të sinuseve
▪ parandalim të rrudhave dhe acarimit të lëkurës.

Dhimbja e shpinës: Fjetja me bark me kokën në njërën anë është e ngjashme me pozicionin, ku e mbani kokën të kthyer në një drejtim për orë të tëra teksa jeni ulur ose në këmbë, duke shkaktuar dhimbje. Gjithashtu ngjesh shtyllën kurrizore sepse qafa është e përkulur mbrapa. Gjumi në shpinë ndihmon në zvogëlimin e presionit në zonën e pasme të trupit.

Frymëmarrja: Diafragma është muskuli përgjegjës për frymëmarrjen dhe nëse jeni të shtrirë me bark ose të shtrirë anas, “ngjishni” hapësirën e frymëmarrjes.

Acarimi i lëkurës: Mbulesat e jastëkëve thithin sebumin nga fytyra dhe flokët, si dhe mbetje të tjera në lëkurë. Këto shkojnë lehtësisht në fytyrë gjatë gjumit. Gjumi në shpinë e mban fytyrën larg jastëkut.

Rrudhat dhe vijat: Duke fjetur në shpinë, shmangni kontaktin me jastëkun dhe mbani qafën drejt, duke parandaluar zhvillimin e parakohshëm ose thellimin e rrudhave dhe vijave.

Ënjtja: Grumbullimi i lëngjeve shkakton fryrje rreth syve dhe ënjtje në fytyrë. Duke u shtrirë në shpinë, ju zvogëloni ënjtjen e fytyrës.

Sinuset: Fjetja me kokën e ngritur mbi zemrën ndihmon në parandalimin e bllokimit të pasazheve të hundës.

Dhimbjet e kokës: Pak a shumë njësoj me efektin në qafë dhe shtyllën kurrizore, gjumi në shpinë heq presionin nga koka.

Drita: Kur flini në shpinë, vëreni më lehtë ndryshimet në dritë. Kështu mund të zgjoheni më këndshëm sesa përmes alarmit të telefonit. Drita ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, kështu që mund të flini dhe zgjoheni në në të njëjtën kohë përgjithësisht.

Si mund ta përfshini këtë pozicion në rutinën tuaj të gjumit?

Përqendrohuni në shtrirjen e duhur

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend kur stërviteni për të fjetur në shpinë është të përqendroheni në një pozicion të sheshtë. Nëse jeni shumë të shqetësuar nga jastëku, mund të përpiqeni të flini pa të. Është e rëndësishme që koka, qafa dhe shpina të qëndrojnë në një vijë të drejtë.

Merrni një dyshek cilësor dhe të fortë

Një dyshek i vërtetë është çelësi nëse doni të flini me shpinë. Nëse përpiqeni të stërviteni duke fjetur me shpinë në një dyshek të butë, vithet tuaja do të ‘fundosen’ dhe nuk do të ndiheni rehat derisa të lëvizni në ijët tuaja. Ndërsa në fillim mund të duken shumë të rehatshme, do të habiteni se sa më mirë gjumi është në një dyshek më të fortë. Përveç kësaj, dyshekët e butë nuk janë të mirë për shtyllën kurrizore dhe për shkak të tyre mund të ndjeni dhimbje të shtuar në pjesën e poshtme të shpinës.

Edhe jastëku i duhur është i rëndësishëm

Ashtu si një dyshek cilësor, një jastëk cilësor është po aq i rëndësishëm për të siguruar mbështetje cilësore për qafën tuaj. Nëse flini në një jastëk të keq, do të zgjoheni shumë më shpesh me dhimbje në shpinë dhe qafë. E njëjta vlen edhe për jastëkët: duhet të zgjidhni jastëkë pak më të fortë që do të parandalojnë rënien e kokës dhe shtrirjen e qafës.

Flini me një jastëk nën gjunjë

A jeni zgjuar ndonjëherë me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës pasi keni fjetur në shpinë? Kjo nuk është e pazakontë – disa njerëz ndiejnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës pasi flenë në shpinë. Për të zvogëluar presionin dhe stresin në shpinë, rekomandohet të flini me një jastëk nën gju. Në këtë mënyrë ju do të mbështetni më mirë pjesën e poshtme të shpinës dhe do të mësoheni më shpejt me pozicionin e ri.