Lajme

Kurz jep dorëheqje

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen pasi po hetohet nën dyshimin për vepra korrupsioni.

Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai po propozonte ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij, transmeton albinfo.at.

Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i Partisë së tij Konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar, shtoi ai.