Lajme

Aktivistët po bëjnë thirrje për cilësi më të mirë të ajrit në trenat zviceranë

"Koronavirusi shpesh transmetohet në Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) përmes pikave të vogla në ajër"

Një grup aktivistësh të sapof,ormuar pohon se koronavirusi shpesh transmetohet në Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) përmes pikave të vogla në ajër, të ashtuquajturat aerosole, veçanërisht gjatë orëve të pikut, kur trenat janë plot, transmeton albinfo.ch.

“SBB duhet të sigurojë që transporti publik të jetë sa më i sigurt”, tha themeluesi i grupit Markus Leutwyler.

Ai mbart një pajisje matëse të CO2 në udhëtimet me tren dhe regjistron vlera veçanërisht të larta në kohën e pikut.

“Është e papranueshme t’i ekspozosh pasagjerët në një ajër kaq të keq”, vuri në dukje ai.

Nga ana e saj, SBB “rregullisht kryen matjet tona të gjera me pajisje të certifikuara”, tha zëdhënësi Oli Dischoe, duke shtuar se vlerat e CO2 në trenat zviceranë “janë në rangun e rekomanduar të shëndetshëm”.

Përveç kësaj, ka sensorë në të gjitha llojet e trenave me ajër të kondicionuar që monitorojnë dhe kontrollojnë vazhdimisht përqendrimin e CO2, tha ai.

Sidoqoftë, “ekspertët tanë marrin reagimet nga klientët në lidhje me këtë çështje shumë seriozisht”. /Albinfo.ch