Futboll
Ja formacionet e mundshme, Kosovë – Suedi
Mësohet se sot, nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Suedisë, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, përcjell albinfo.ch.
Përballja e sotme i takon xhiros së pestë të Grupit B, dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në xhiron e fundit të dy kombëtaret pësuan humbje, ku Kosova u mposht me rezultat 2:0 nga Spanja, kurse Suedia u befasua nga Kombëtarja e Greqisë, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1.
Kosova dhe Suedia janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku në të dy ndeshjet suedezët kanë regjistruar fitore.
Sa i përket formacionit të sotëm, trajneri i Kosovës, Challandes, pritet që në qendër të mbrojtjes të fillojë ndeshjen me Rrahmanin dhe Alitin, ndërsa sulmin priten ta udhëheqin Kastrati, Muriqi dhe Rashica.
Në anën tjetër, me mungesën e Ibrahimovicit, sulmin e Suedisë pritet ta udhëheqë dyshja Alexander Isak dhe Dejan Kulusevski.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve:
Suedia (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Claesson, Olsson, Svanberg, Forsberg; Isak, Kulusevski
Kosova (4-3-3): Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Aliti, Vojvoda; Halimi, Dresevic, Loshaj; Kastrati, Muriqi, Rashica.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?