Lajme

Ja si duhet ta plotësoni formularin për të hyrë në Zvicër

Në rast se nuk e plotësoni formularin e hyrjes pavarësisht detyrimit, autoriteti i kontrollit mund t'ju dënojë me një gjobë prej 100 CHF

Të gjithë ata që hyjnë në Zvicër kanë nevojë për një formular hyrjeje. Kjo mund të plotësohet në internet ose në version të letrës, jo më heret se 48 orë para udhëtimit, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Të gjithë aplikantët duhet të prezantojnë formularin e plotësuar të hyrjes, trasnmeton albinfo.ch. Megjithatë ka disa përjashtime, p.sh. për udhëtarët ndërkufitarë (punonjësit nga zonat në kufi me Zvicrën, që punojnë në Zvicër).

Ju lutemi vini re: Formulari i hyrjes mund të plotësohet 48 orë para hyrjes sa më shpejt.

Si bëhet plotësimi i formularit?

Plotësoni formularin elektronik të hyrjes në Zvicër, duke përdorur kompjuterin ose smartphon-in para se të hyni në Zvicër. Sapo të plotësoni formularin, do të ju vijë një kod QR konfirmimi me email. E bëni këtë kod gati për ta treguar në kontrollet e hyrjes.

Gjatë kontrolleve, mund të tregoni kodin QR në smartphone tuaj ose të tregoni një konfirmim të shtypur në letër.

Çfarë ndodh në rast se nuk e plotësoni formularin e hyrjes pavarësisht detyrimit? Atëherë autoriteti i kontrollit mund t’ju dënojë me një gjobë prej 100 CHF. E njëjta gjë vlen nëse jepni informacion të pasaktë në formularin e përmendur.

Linku:

https://swissplf.admin.ch/formular?fbclid=IwAR35MJgSAb9TUcAINrQmVwZen6cIrtWcKZxuAxFH8Is7wSj_kYy0KX7I32U