Lajme
Kompania shqiptare e ndërtimit “Hekuri GmbH”, konkurrente në tregun austriak
Dikur kishin ardhur në Austri si studentë, kurse tani janë dy biznesmenë që me punën e tyre e kanë bërë kompaninë “Hekuri GmbH” një nga më seriozet në këtë vend
“Hekuri GmbH” është kompani shqiptare, e cila konkurron në tregun austriak me shërbimet e saj. Kjo kompani është themeluar nga dy shokë, Armend Mehmeti dhe Astrit Hasani.
Kultura dhe sjellja që kanë, ka bërë që firma e tyre sot të ketë një emër serioz në tregun austriak. Pavarësisht sfidave të shumta në vitet e para të themelimit që koinciduan me krizën e madhe financiare të vitit 2008, ata dhe bashkëpunëtorët e tyre me përkushtim arritën të zhvillojnë një kompani, e cila sot punëson disa dhjetëra punëtorë, personel në zyra dhe ofron shërbime cilësore.
Lëre punën të flasë vetë
Armend Mehmeti dhe Astrit Hasani dikur kishin ardhur nga Kosova në Austri si studentë. Me kalimin e viteve, të dy shokët kishin vendosur të hapnin një biznes, e që rezultoi me kompaninë e ndërtimit “Hekuri GmbH”.
Ata janë fjalë pak, por punë shumë. Madje edhe motoja e tyre jetësore është “Lëre punën të flasë vetë”.
“Si studentë kemi punuar në një firmë austriake, ku bënim shtrirjen e hekurit. Kur hapëm firmën tonë, na u duk interesant ky emër dhe ashtu mbeti që nga ajo kohë”, thotë Armendi.
Të dy, Armendi dhe Astriti, vijnë nga i njëjti vend, nga komuna e Gjakovës. Firma, të cilën ata menaxhojnë, ndërton objekte të ndryshme.
Për firmën “Hekuri GmbH” secili person apo familje që ka dëshirë të realizojë ëndrrën e jetës për të pasur një shtëpi, në periferi apo në qytet, është një klient potencial. “Në qoftë se flasim për përkatësinë e klientit tipik, deri para pak vitesh ai ishte kryesisht austriak dhe pak kishte nga nacionalitetet e tjera. Në dy vjetët e fundit ka një rritje të madhe të klientëve nga trevat shqiptare që jetojnë në Austri”, pohon Astriti.
Të dy shokët shprehen se viteve të fundit shqiptarët kanë filluar të blejnë dhe të ndërtojnë objekte të shumta, sidomos familjet kanë ndërtuar shtëpi të reja. “Mund të themi se vetëm viteve të fundit kemi një numër shumë të madh të shtëpive me pronarë shqiptarë”, shtojnë Armendi dhe Astriti.
Madje, ata u bëjnë lutje shqiptarëve të shfrytëzojnë mundësitë e kredive që jep Austria për blerje apo ndërtim të pronave.
“Çmimet e banesave në Austri ka vite që janë në rritje. Mirëpo, norma e ulët e interesit kreditor i ka mundësuar shumëkujt financimin e një banese apo shtëpie”, thotë Astriti.
Koha e pandemisë, e cila mbylli dhe ngufati shumë biznese, për fat të mirë nuk ka ndikuar në biznesin e ndërtimtarisë dhe patundshmërive. Përkundrazi, ata thonë se ka rritur zhvillimin e këtij biznesi.
“Mungesa e lëvizjes dhe kursimet e arritura gjatë kohës së mbylljes nga Covid –19 shtuan edhe më shumë investimet në patundshmëri, veçanërisht kërkesat për ndërtimin e shtëpive të banimit në lagje të gjelbëruara të qytetit. Kjo ndikoi pozitivisht edhe në rritjen e kompanisë “Hekuri GmbH”, duke qenë se ky lloj ndërtimi është aktiviteti kryesor i kompanisë sonë”, tregon Armendi.
Kompania ka mbi 13 vjet që vepron
“Hekuri GmbH” vepron në Vjenë tashmë më shumë se 13 vjet. Megjithatë, ata kryejnë shërbime për ndërtimin e objekteve edhe në vende të tjera të Austrisë.
Kjo kompani është e specializuar edhe për renovimin e objekteve të tjera, si hotele, apartamente etj.
Në segmentin e shtëpive familjare, ku firma “Hekuri GmbH” është e specializuar dhe ka emër të mirë në treg, Armendi dhe Astriti parashikojnë që të kenë rritje në vitet në vijim.
“Hekuri” mbetet i angazhuar të gjejë hapësira të reja në treg, të fitojë aftësi dhe të zgjerojë fushat e veprimit dhe shërbimit si dhe mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve në projekte për zhvillim pronash rezidenciale”, potencon Astrit Hasanaj.
Ndërtimi i shtëpive familjare është një aktivitet i vështirë, specifik dhe kërkon një angazhim serioz, e mbi të gjitha, përvojë dhe besueshmëri. Kjo është edhe arsyeja pse klientët zgjedhin këtë kompani.
“Hekuri GmbH” që në fillesat e saj është krijuar si një familje, është rritur dhe vazhdon të jetë si e tillë. Shumica e bashkëpunëtorëve rrugëtimin e kompanisë “Hekuri GmbH” e kanë nisur bashkë me ne para 13 vjetëve dhe vazhdojnë të punojnë dhe të mbajnë pozicionet kyçe. Ata së bashku me punëtorët e rinj kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e kompanisë. Kjo kompaktësi si grup na ndihmon ta ruajmë cilësinë dhe shërbimit, të kemi sukses dhe secili klientë të ndahet i kënaqur me bashkëpunimin”, thotë Armendi.
Qëllimi, realizimi i ëndrrës së klientit
Dikush që do të ndërtojë shtëpinë e ëndrrave, pa dyshim se do t`i duhet që punën t`ia besojë një kompanie serioze. Prandaj, “Hekuri GmbH” ka punuar për më shumë se një dekadë me vetëm një qëllim, që ëndrra e klientit të realizohet.
“Qëllimi i kompanisë sonë të ndërtimit është që klientët jo vetëm të jenë të kënaqur me rezultatin përfundimtar, por edhe me gjithë rrjedhën e projektit. Ne duam që klientët tanë të jenë plotësisht të kënaqur, në mënyrë që ata të bashkëpunojnë përsëri me ne dhe natyrisht të na rekomandojnë edhe miqtë e tyre”, thotë në fund Armendi.
Box
Pandemia ka rritur biznesin e ndërtimit!
Koha e pandemisë, e cila mbylli dhe ngufati shumë biznese, për fat të mirë, nuk ka ndikuar në biznesin e ndërtimtarisë dhe patundshmërive. Përkundrazi, ata thonë se ka rritur zhvillimin e këtij biznesi. “Mungesa e lëvizjes dhe kursimet e arritura gjatë kohës së mbylljes nga Covid–19 shtuan edhe më shumë investimet në patundshmëri, veçanërisht kërkesat për ndërtimin e shtëpive të banimit në lagje të gjelbëruara të qytetit. Kjo ndikoi pozitivisht edhe në rritjen e kompanisë “Hekuri GmbH”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?