Lajme

Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët mbi 5 vjeç

Vaksina tashmë është miratuar për ata 12 vjeç e lart

Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë kërkuar një autorizim të përdorimit urgjent për vaksinën e tyre antiCOVID-19 për fëmijët midis moshave 5 dhe 11 vjeç, që do të mbronte më shumë se 28 milionë persona në SHBA.

“Me rastet e reja te fëmijët në SHBA, që vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë, kjo paraqitje është një hap i rëndësishëm në përpjekjen tonë të vazhdueshme kundër COVID-19”, tha Pfizer në një deklaratë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ky kërcënim serioz i shëndetit publik”, shtoi kompania.