Lajme

Fillon vaksinimin me Johnson & Johnson në Zvicër

150,000 doza të vaksinës të prodhuara nga kompania farmaceutike amerikane Janssen kanë mbërritur në Zvicër dhe po shpërndahen në kantone, të cilat po krijojnë logjistikë për të filluar vaksinimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Vaud dhe Fribourg tashmë kanë filluar, të ndjekur nga Gjeneva dhe dy Appenzells që fillojnë enjten, pra sot. Kantonet e tjera pritet të nisin javën e ardhshme.

Për të kujtuar, vaksina me një dozë të vetme Johnson & Johnson do t’u jepet së pari njerëzve mbi moshën 18 vjeç që kanë alergji të rënda dhe nuk mund të inokulohen me vaksinat Moderna dhe Pfizer, të vetmet që janë përdorur në Zvicër deri më sot.