Lajme
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivel rekord
Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë arritur rekorde të reja, në kontekstin e rënies së vazhdueshme të rezervave të këtij burimi kryesor të energjisë, thelbësor për prodhimin e energjisë elektrike në kontinent.
Kjo rritje e jashtëzakonshme u zhvillua në sfondin e rritjes së kërkesës për gaz natyror nga burimet tradicionale (Rusia dhe Norvegjia), me rënien e vazhdueshme të rezervave në shumicën e 27 vendeve të BE-së, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Rënia e rezervave ka ndodhur, kryesisht, për shkak të dy faktorëve.
I pari ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve evropiane nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
Faktori i dytë është për shkak të rritjes së konsumit të energjisë me fillimin e dimrit në disa vende të Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Bloomberg, rezervat e gazit natyror në Evropë ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth 10 vjet, gjatë kësaj periudhe të vitit, me indikacione për një rritje edhe më të madhe të çmimeve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh