Kosova
Kurz kërkon një datë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Në një deklaratë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në Lubjanë se Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
“Nëse nuk ka datë, atëherë shpesh do të thotë që ritmi po ngadalësohet”, tha Kurz në një deklaratë për mediat para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Vlen të theksohet se ai e vlerësoi se është pozitive që Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet dhe se ka një angazhim të BE-së për zgjerimin.
Ndërkohë, i pyetur për spekulimet se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të fortë mbi zgjerimin e BE-së para zgjedhjeve presidenciale, Kurz tha se një gjë të tillë e konsideron të gabuar.
Po ashtu, Kurz shprehu kënaqësinë që një takim i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet përsëri, duke kujtuar se takimi i fundit i tillë ishte më 2018, para pandemisë.
Përveç tjerash, ai falënderoi kryeministrin slloven, Janez Jansa, për organizimin e takimit dhe vuri në dukje se ka një zhvillim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes reformave.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së