Lajme
Pandemia përkeqësoi shëndetin mendor të të rinjve
Epidemia e COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më shumë shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në gjithë botën, paralajmëron UNICEF në një raport të botuar sot.
“Pasojat e pandemisë janë të mëdha dhe kjo është vetëm maja e Ajsbergut. Para se të ndodhte, shumë fëmijë me probleme të shëndetit mendor nuk trajtoheshin”, vuri në dukje drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta Fiore, në një njoftim për shtyp, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Sipas UNICEF, globalisht, më shumë se një në shtatë adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç besohet se jeton me një çrregullim mendor të diagnostikuar dhe gati 46 000 adoleshentë kryejnë vetëvrasje, çdo vit, duke e bërë atë një nga pesë shkaqet kryesore të vdekjeve për këtë grupmoshë.
Megjithatë, sipas raportit, “vetëm rreth 2 për qind e buxheteve publike të alokuara për shëndetësinë i janë ndarë shëndetit mendor në botë”.
Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për fëmijët, situata është përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe kufizimet që ajo ka sjellë.
“Të paktën një në shtatë fëmijë në botë është prekur drejtpërdrejt nga masat e kontrollit dhe më shumë se 1,6 miliardë fëmijë kanë pasur ndikim negativ në arsimimin e tyre”, tha organizata.
Në raportin e tij, UNICEF bën thirrje për “investim urgjent në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.
“Shëndeti mendor është një pjesë integrale e shëndetit fizik (…). Ne e kemi lënë pas dore për një kohë të gjatë, në vendet e pasura dhe të varfra, rëndësinë e të kuptuarit të kësaj çështjeje dhe të investimit të mjaftueshëm në të”, theksoi Fiore.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit