Shqipëria
Shqipëria regjistron tri viktima nga COVID-19 dhe 467 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë shpërndau bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit, ku vihet re një ulje të shifrave.
Janë tre viktimat, ndërkohë që rastet e reja janë 467. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.
Janë kryer 2.592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 467 qytetarë: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër etj.
Janë 8.951 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74-vjeç, një qytetar nga Tirana 70-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 171.794 raste pozitive, prej tyre 160.130 janë shëruar, 8.951 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.713 pacientë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh