Lajme

Biontech nis provën e dytë për vaksinën kundër kancerit

Zhvilluesi gjerman i vaksinave “BioNTech” njoftoi fillimin e trajtimit të pacientit të parë me kancer kolorektal me vaksinën e tij të individualizuar të kancerit mRNA BNT122 (autogjen cevumeran, RO7198457), në një provë të fazës 2.

“Në këtë provë klinike te pacientët me kancer kolorektal, ne synojmë të identifikojmë pacientë me rrezik të lartë nëpërmjet një testi gjaku dhe të hetojmë nëse një vaksinë e individualizuar ARN mund të parandalojë rikthimet e kancereve”, tha Ozlem Tureci, shefi mjekësor i BioNTech.

Kompania planifikon të regjistrojë rreth 200 pacientë për të vlerësuar efikasitetin e BNT122 pas operacionit dhe kimioterapisë.

Shqyrtimi ka filluar në SHBA, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.