Lajme
Politikania zvicerane: “Nuk do të vaksinohesha as për një milion franga”
Ndërsa politikanë të pjesës më të madhe të spektrit politik përshëndesin masën e stimulimit prej 50 frangash, një politikane e SVP-së e kundërshton atë në ekstrem
Sipas vendimit më të ri të Këshillit Federal, kushdo që bind dikë tjetër të vaksinohet, tani e tutje do të marrë 50 franga. Politikanët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ofensivës së vaksinimit të Këshillit Federal, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, ndërsa politikanë të pjesës më të madhe të spektrit politik përshëndesin këtë hap, disa kolegë të tyre nga SVP mendojnë krejtësisht ndryshe, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, një politikane, deputete nacionale e kësaj partie shkon në ekstrem.
“Nuk do të vaksinohesha as për një milion franga”, thotë Yvette Estermann, nga partia në fjalë. Ajo bën pjesë në mesin e kritikëve të njohur të vaksinimit dhe ka qenë në ballë të fushatës kundër Ligjit mbi Epideminë, në vitin 2013. Estermann thotë se, kur ka arritur moshën madhore, kishte vendosur të “shkonte në rrugën e saj”. Kështu, veç tjerash ajo heq dorë nga ofertat konvencionale të trajtimit mjekësor, shkollor.
Madje, Estermann ka përdorur për herë të parë kohëve të fundit kartën e saj të sigurimit shëndetësor. Këtë e ka bërë për shkak se është detyruar të bëjë testin e kovidit. Ajo duhet të testohet para se të hyjë në Pallatin Federal.
Ajo nuk beson se bonusi prej 50 frangash do të funksionojë. “Është konsumuar. Ndoshta ka ende disa njerëz që janë të pavendosur – por efekti i madh i pritur nuk do të materializohet”, mendon ajo
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh