Lajme
Fillon “Java Kulturore Shqiptare” në Zvicër
Në mbrëmjen e parë, para publikut punimet e tyre i kanë prezantuar dy krijues: Adem Dërmaku, piktor, grafist dhe Rromir Imami, fotograf
“Java e Kulturës Shqiptare”, aktivitet i organizuar në Cyrih, nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka pasur të premten mbrëmjen e saj të parë.
Kjo “Javë…” vjen si një përpjekje për të pasuruar jetën kulturore të komunitetit tonë dhe për të prezantuar para zviceranëve vlerat tona kulturore. Në kuadrin e aktiviteteve të kësaj jave janë përfshirë, ekspozita, promovime librash, debate, muzikë etj.
Në mbrëmjen e parë, në emrin e organizatorit, ka folur Orhan Spahiu, anëtar i kryesisë së KSHZ. Ai ka theksuar me këtë rast se “Java Kulturore Shqiptare” është aktiviteti i parë i këtij lloji i KSHZ dhe se është realizuar falë bashkëpunimit edhe me disa subjekte të tjerë. Këtu ai ka përmendur ndihmesën e Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, Qenndrës GZ Seebach (ku mbahet aktiviteti) LAPSH-së dhe platformës albinfo.ch e cila është partnere mediale e organizimit.
Spahiu, në fjalën e tij ka shprehur besimin se ky aktivitet do të bëhet tradicional dhe për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e sa më shumë shoqatave dhe subjektve tjera shqiptare në Zvicër.
Në mbrëmjen e parë, e cila kishte më shumë karakter të hapjes së aktivitetit disaditësh, para publikut punimet e tyre i kanë prezantuar dy krijues: Adem Dërmaku, piktor, grafist dhe Rromir Imami, fotograf. Në emrin e shoqatës së krijuesve ka folur Adem Dërmaku, i cili, me pak fjalë ka përshkruar përmbajtjen e ekspozitës.
Gjatë rrjedhës së mbrëmjes, mysafirët kanë pasur rastin të shijojnë një apero të pasur me ushqime tradicionale shqiptare dhe me verë nga Kosova.
“Java Kulturore shqiptare në Zvicër” vazhdon sonte me mbrëmjen e saj të dytë. Në program është një debat në gjuhën gjermane lidhur me historinë dhe aktualitetin e shqiptarëve në Zvicër.
Të gjitha aktivitetet e “Javës…” mbahen në GZ Seebach, Zürich.
(Fotot: Armend Berisha, albinfo.ch)
Nesër, më 1 tetor, fillon “Java Kulturore Shqiptare” në Zvicër
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes