Lajme
Kosovë: Mbi 90% e mësuesve janë të vaksinuar
Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër në Kosovë janë të vaksinuar. Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, në konferencën për mediat lidhur me ecurinë e procesit mësimor në Kosovë.
Ajo tha se tridhjetë e nëntë shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe.
E pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku do të organizohet procesi zgjedhor më 17 tetor, zëvendësministrja tha se planifikimi do të bëhet me institucionet e linjës.
Maloku-Bërdyna u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat në fuqi.
“Për të vijuar me këtë skenar, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit