Futboll

Zvicra fton dy shqiptarë për ndeshjet e tetorit

Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti janë ftuar nga Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën për ndeshjet e tetorit. Zvicra më 9 tetor e pret Irlandën, kurse më 12 tetor është mysafire e Lituanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan albinfo.ch.

Yakin ka ftuar Xherdan Shaqirin dhe Albian Ajetin nga futbollistët shqiptarë, kurse Granit Xhaka mungon për shkak të lëndimit. Andi Zeqiri nuk është ftuar për këto dy sfida.

Zvicra ndodhet në vendin e dytë në grup me tetë pikë, dy fitore dhe dy humbje, kurse në vendin e parë është Italia me 14 pikë, por ka zhvilluar gjashtë ndeshje.