Kosova
Kosovë, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 1 tetor njoftoi për dorëheqjen e tij nga ky post, për t’u fokusuar në garën për Prishtinën. Këtë vendim ai tha se e ka marrë në bashkërendim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti, ndaj të cilit do të jem mirënjohës jo vetëm për besimin, por edhe për përkrahjen e parezervë”, tha Vitia, teksa shtoi se ka qenë privilegj udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë, në kohën kur Kosova është përballur me pandeminë COVID-19.
“Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër, që ka në fokus kryeqytetin tonë”, shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë, sipas Vitisë, tani do të udhëhiqet nga zëvendësministrja Dafina Gexha.
Gjatë konferencës për media, Vitia, që ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë në dy qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti, foli për situatën me pandeminë COVID-19. Ai tha se me ritmin aktual të vaksinimit, koronavirusi do të vihet nën kontroll.
“Sot jam i lumtur që para jush mund të them se vala e katërt e pandemisë, e dominuar nga varianti Delta, edhe sipas parametrave të OBSH-së, për momentin është vënë nën kontroll”, tha ai.
Vitia tha se sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, deri në fund të vitit mbi 75 për qind e popullatës mbi 16 vjeç do të imunizohen kundër koronavirusit.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 17 tetor.
Fushata për zgjedhjet lokale ka nisur më 16 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë.
Në garë për kreun e Prishtinës janë edhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje