Lajme
Zvicër: Ulje e madhe e infeksioneve, rritje e lehtë e vdekjeve
Krahasuar me javën e kaluar kur ishin 12,741, numri i rasteve të raportuara këtë javë (9,340)ka rënë për 27 për qind
Numri i infeksioneve të reja dhe shtrimeve në spitale në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit, në javën e kaluar ka shënuar rënie në krahasim me një javë më parë. Por këtu përjashtim bëjnë vdekjet, numri i të cilave është rritur nga 33 në 37, shkruan sda.ch.
9,340 raste të konfirmuara laboratorike janë raportuar gjithsej në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) midis 20 dhe 26 shtatorit, transmeton albinfo-ch. Krahasuar me javën e kaluar kur ishin 12,741, numri i rasteve të raportuara ka rënë për 27 për qind.
Incidenca e rasteve të konfirmuara laboratorike në kantone dhe Lihtenshtajn ishte midis 40 rasteve në Ticino dhe 330 raste në Uri për 100,000 banorë dhe javë.
227 pacientë me Covid-19 janë shtruar në spitale në javën e përmendur ndërsa një javë më parë ishin 272. Pavarësisht regjistrimeve të pritshme të vonuara, mund të pritet një rënie e numrit të shtrimeve në spital në krahasim me javën e kaluar, shkruan BAG në raportin e saj javor të botuar të enjten.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu ka shënuar rënie, nga 265 në 229 persona gjatë kësaj periudhe – që është 14 për qind më pak, përcjell albinfo.ch. Por, ndryshe nga parametrat e përmendur, të cilët kanë shënuar ulje, numri i vdekjeve është pak më i madh se në javën pararendëse.
37 persona kanë vdekur nga kovidi ose me kovid, pak më shumë se në javën e kaluar, kur ishin 33 vdekje.
a
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh