Portrete të firmave
Vëllezërit Gjeka, në krye të katër kompanive në Vjenë
E kishin nisur nga zeroja, kurse aktualisht kanë katër kompani: dy të ndërtimit dhe dy për patundshmëri. Vëllezërit Gjemajl dhe Shpejtim Gjeka kanë krijuar emër të respektuar në tregun austriak dhe sot kompanitë e tyre qarkullojnë miliona euro gjatë vitit
Një bashkim forcash mes vëllezërve që sjell biznes të suksesshëm. Këta janë vëllezërit Xhemajl dhe Shpëtim Gjeka nga Botusha e Gjakovës. Falë punës dhe cilësisë që ofrojnë, kompanitë e tyre kanë arritur të marrin projekte gjigante të ndërtimeve në Vjenë. Një ndër to është edhe renovimi i “Palais Schwarzenberg”.
Nga gastronomia, në ndërtimtari
Xhemajli kishte ardhur në Austri në vitin 1992. Për disa vjet me radhë ai kishte punuar në gastronomi: në restorante dhe hotele të njohura austriake. Por, duke nuhatur zhvillimin e tregut të ndërtimtarisë në Austri, e veçanërisht në Vjenë, ai kishte ndërprerë punën në gastronomi për t’u përqendruar në ndërtimtari. “Në biznes është shumë e rëndësishme nuhatja e tregut dhe guximi. Nëse i ke këto dy tipare, atëherë asnjëherë nuk ke pse frikësohesh. Me kohë vërejta që numri i banorëve në Vjenë është duke u rritur me të madhe dhe krahas kësaj rritet edhe kërkesa për banim. Kështu që vendosa ta ndërpres punën në gastronomi dhe të angazhohem në ndërtimtari. Para se ta hapja biznesin tonë, fillimisht përfundova disa kurse për punë të ndërtimtarisë dhe pastaj për një kohë punova për firma të ndryshme”, thotë ai.
Ndërkohë, vëllai tjetër, Shpejtimi, në Austri kishte ardhur në vitin 1999. Atëbotë ai ishte vetëm 16-vjeçar. “Këtu në Austri kam përfunduar shkollimin e mesëm, mandej kam përfunduar edhe disa kurse për moler (bojaxhi). Në këtë profesion kam punuar disa vjet si kryepunëtor në shumë firma austriake, por edhe shqiptare“, thotë Shpejtimi, duke folur për vitet e para në Austri.
Në vitin 2010 të dy vëllezërit Gjeka hapën firmën e parë të ndërtimtarisë. Fillimi nuk ishte edhe aq e lehtë, por me punën e palodhshme dhe seriozitetin e tyre, arritën deri të sukseset e mëdha.
“E nisëm nga zeroja, por më punë arritëm deri këtu ku jemi. Në vitin 2016 kemi hapur firmën GUWO (Generalunternehmung Work On GmbH). Me këtë firmë kemi arritur të zhvillohemi shumë shpejt dhe të kemi suksese. Kjo është edhe si firma kryesore e jona. Pastaj e kemi hapur firmën tjetër “Gjeka Brothers Bau GmbH”, ndërkohë secili prej nesh e kemi edhe nga një firmë për patundshmëri (Immobilien). Unë e kam “GG Imobilien Projektmangement GmbH”, kurse Shpejtimi “Gjeka Immobilien”. Pra, në përgjithësi posedojmë katër firma, dy ndërtimi dhe dy për patundshmëri”, thotë Xhemajli për albinfo.at.
Të menaxhosh katër firma në të njëjtën kohë, nuk është edhe e lehtë, por falë faktit se dy vëllezërit ndihmojnë njëri tjetrin, gjithçka shkon për së mbari. “Të dy ne jemi edhe familjarë dhe kujdesemi shumë edhe për familje. Xhemajli është i martuar dhe ka tre fëmijë, po ashtu edhe unë jam i martuar dhe kam gjithashtu tre fëmijë. Përveç familjes, secila firmë e do përkushtimin e vet. Kjo nuk është edhe e lehtë, por raporti i mirë mes nesh dhe përkrahja e familjes, na mundëson që gjithçka të ecë mirë”, shprehet Shpejtimi.
Firma kryesore e tyre “GUWO” merret me gjithë projektin komplet të ndërtimit. Pra, që nga plani i shtëpive, dhe deri te çelësat në dorë. Ata blejnë tokë, ndërtojnë shtëpi apo objekte banesore, i rregullojnë të gjitha gjërat e nevojshme dhe në fund i shesin. Sot, vëllezërit Gjeka posedojnë banesa dhe lokale në Vjenë, të cilat sipas kërkesave ose i shesin apo i lëshojnë me qira.
Renovojnë “Palais Schwarzenberg”, një nga objektet më të njohura në Vjenë
Projektet e vëllezërve Gjeka që ata udhëheqin dhe menaxhojnë me firmat e tyre janë të shumta. Aktualisht ata janë duke bërë renovimin e njërës prej ndërtesave më të njohura në Vjenë, siç është “Palais Schwarzenberg”. Ky pallat do të marrë një dimension krejt tjetër dhe, sipas tyre, do të jetë një nga projektet më të bukura jo vetëm në Vjenë, por ndoshta edhe në Evropë.
“Me këtë projekt ne kemi arritur një qëllim tjetër. Ai që e ka blerë „Palais Schwarzenberg“, është po ashtu edhe partner në njërën nga firmat tona. Ne jemi me fat që kemi bashkëpunim me këtë investitor i cili ka investime në shumë vende të Evropës dhe Ballkanit. Për të gjitha projektet që vijnë prej tij, ne jemi punëmarrësi i parë dhe kryesor, pastaj ua shpërndajmë punën firmave tjera. Ky investitor bashkë me disa të tjerë, kanë blerë shumicën e hoteleve në Opatia të Kroacisë, ku ne jemi mbikëqyrës të punimeve të ndërtimit“, tregon Xhemajli.
Por, jo vetëm kaq. Vëllezërit Gjeka kanë blerë tokë dhe kanë filluar ndërtimin e 46 shtëpive, projekt ky që do të përfundojë brenda 3-4 viteve. „Për këtë arsye kemi hapur edhe firmat e patundshmërisë. Pasi t’i ndërtojmë shtëpitë, të mund edhe t’i shesim“, shprehet Shpejtimi.
Për vëllezërit Gjeka punojnë rregullisht mbi dhjetë kompani, shumica firma shqiptare, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve është mbi 200.
„Ne kemi punuar edhe për organizatën kryesore të vajit (Opec) në Vjenë. Kemi rinovuar Ambasadën e Italisë si dhe shumë restorante dhe hotele të njohura në Vjenë.
Box 1
Dy firma ndërtimi dhe dy për patundshmëri
Në vitin 2016 kemi hapur firmën GUWO (Generalunternehmung Work On GmbH). Me këtë firmë kemi arritur të zhvillohemi shumë shpejt dhe të kemi suksese. Kjo është edhe si firma kryesore e jona. Pastaj e kemi hapur firmën tjetër “Gjeka Brothers Bau GmbH”, ndërkohë secili prej nesh e kemi edhe nga një firmë për patundshmëri (Immobilien). Unë e kam “GG Imobilien Projektmangement GmbH”, kurse Shpejtimi “Gjeka Immobilien”.
Box 2
Synojnë bashkëpunimin me bizneset kosovare
Vëllezërit Gjeka janë duke bërë përpjekje për të bashkëpunuar me firma në Kosovë, në mënyrë që t’i ndihmojnë edhe firmat, por edhe punëtorët kosovarë. Ata kanë filluar bisedat me disa kompani kosovare për të sjellë dyer dhe dritare, si dhe orendi nga Kosova për në Austri. Një qëllim tjetër i tyre është investimi në turizëm, në Kosovë.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë Në të ardhmen, të gjitha shërbimet shëndetësore duhet të financohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht se...
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq