Futboll
Zyrtarisht, Granit Xhaka do të mungojë 3 muaj
Klubi futbollistik Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka me shumë mundësi e ka mbyllur që tani këtë vit kalendarik për sa i përket futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit nuk pritet të jetë gati për të zbritur sërish në fushë para Krishtlindjeve, gjithsesi lajmi i mirë është se klubi bën të ditur se Xhaka nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Dëmtimi në gju i Granitit është pa dyshim një lajm i keq për Arsenalin, sidomos nëse merr parasysh se futbollisti ka qenë një lojtar kyç për Mikel Artetan, me topçinjtë që kanë nisur kthesën këtë sezon me fitoren 3-1 ndaj rivalëve londinezë të Tottenham në Premier League.
Në komunikatën e shpërndarë nga Arsenali shkruhet: “Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Tottenham, egzaminimet dhe skaneri ka konfirmuar se Granit Xhaka vuan një dëmtim domethënës në ligamentet e gjurit.
Një konsultë e specializuar në Londër përcaktoi se Graniti nuk ka nevojë për operacion. Rikuperimi i tij dhe rehabilitimi do të nisin menjëherë dhe ne synojmë që lojtari të rikthehet në aksion pas afërsisht 3 muajsh. Çdokush në klub tani do të mbështesë dhe do të punojë me Granitin për ta sjellë sërish në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Futbollisti i kombëtares zvicerane u dëmtua të dielën në derbin londinez me Tottrenham, ku u desh të shoqërohej nga mjekët jashtë fushe.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025