Kosova
Rritja ekonomike deri në fund të vitit në Kosovë, do të jetë dyshifrore
Deklaratë e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Në një konferencë për media, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se projektimet e rritjes ekonomike deri në fund të vitit pritet të jenë mbi 10 për qind.
Po ashtu, ai është shprehur se projeksioni i rritjes prej 7.9 për qind që ishte deri më tani, sipas tij, kjo do të jetë dyshifrore.
“Kur e kemi marrë mandatin kemi projektuar një rritje prej 7.9 për qind, por duke marrë parasysh performacën e jashtëzakonshme në tremujorin e dytë dhe pritjet që do të jenë në tremujorin e tretë, atë shifër duhet ta ripërshtatim edhe një herë në projeksion dhe ato të reja janë me siguri që do të jenë mbi 10 për qind. Rritja ekonomike e projektuar deri në fund të vitit, jemi të sigurt që do të tejkalojë shifra dyshifrore”, tha Murati, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, brenda një viti ka rritje prej 22 mijë vendeve të punës.
“Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vendeve të pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.
Në fund, Murati ka treguar se kreditimi i bankave gjithashtu ka shënuar rritje.
“Edhe kreditimi ka shënuar rritje për këtë vit, ku janë 192 milionë euro, shifër që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në një muaj të vetëm”, ka përfunduar Murati.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje