Kosova

Kurti e pret me ceremoni shtetërore Edi Ramën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Të dy janë takuar me dyer të mbyllura, për të mbajtur një konferencë të përbashkët më pas.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.