Kosova

Shënohet Dita Botërore e Turizmit 2021 – turizmi për zhvillim gjithëpërfshirës

Çdo vit me 27 shtator shënohet Dita Botërore e Turizmit. Kjo ditë, e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, synon të nxisë vetëdijësimin për vlerat sociale, kulturore dhe ekonomike të turizmit, si dhe kontributin e turizmit në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Këtë vit, tematike e shënimit të kësaj dite ka të bëjë me Turizmin për Zhvillim Gjithëpërfshirës – pra, turizmi përtej statistikave dhe turizmit nga prizmi i historive njerëzore individuale. Për t’u bërë pjesë e aktiviteteve mbarëbotërore për shënimin e kësaj dite, Albinfo përcjell këtë numër special të buletinit.

Materiali që vjen në inbox-in tuaj flet për zhvillimin e turizmit në Kosovë, për historitë individuale të njerëzve që po sjellin ndryshimin.

Ky material është publikuar së pari në edicionin veror 2021 të Albinfo-s në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Linda Baleta

Communications and PR Manager Eastern Europe

Albinfo.ch përcjell këtë numër special të magazinës online:

https://www.albinfo.ch/revista/revista-06-2021/