Kosova
Detaje nga sulmet e serbëve në veri
Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit të mbrëmshëm në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut, me ç’rast u dogj Qendra e Regjistrimit të Automjeteve.
Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur në orën 01:00 pasmesnatës, ndërsa në ora 02:00 kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Informacioni në lidhje me këtë incident u pranua nga personeli i sigurisë së ndërtesës Komuna Z. Potok pas mesnate rreth orës 01:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe të gjitha njësitë përkatëse, si dhe zjarrfikësit nga Z. Potoku, transmeton Ksp, përcjell Albinfo.ch.
Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.
Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vendngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), për gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?