Kosova
Filmi kosovar ‘Zgjoi’ hap festivalin ‘Tirana International Film’
Edicioni i 19 i “Tirana International Film Festival” është hapur me filmin “Zgjoi” nga Blerta Basholli, fitues i tri çmimeve në “Sundance Film Festival 2021”, festivalin më të rëndësishëm në SHBA.
Ky event, i cili nisi mbrëmjen e djeshme me pjesëmarrjen e protagonistëve të këtij festivali si dhe shumë të ftuar jo vetëm nga kinematografia, por edhe politika në kinema “Millenium”, do të mbahet deri më 30 shtator 2021.
Ky edicion ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Nga 40 vende të Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës se Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës se Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.
Rreth 40 regjisorë dhe producentë do të prezantojnë filmat e tyre në Tiranë. Sipas programit, janë 112 filma në competition në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, që janë Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.
TIFF këtë vit do të ketë 4 juri ndërkombëtare, që do të vendosin për çmimet me prezencën e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare, si: Mohamed Siam (Francë) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore, si dhe të dy anëtarëve të “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” SHBA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Muresanu (Rumani), fitues “European Film Award 2020”. Do të jenë gjithashtu në juri Giovanni Robbiano (Itali), Sandra Kaëar (Jordani), Simeon Ventsislavov (Bullgari), Alessandra Pastore (Itali), Nazl? Eda Noyan (Turqi), Maria Di Razza (Itali), Predrag Bambic (Serbi), Ismet Sijarina (Kosovë), Jean Paul Pauwels (Belgjikë), Barbara Gasser (Austri), Jen Alvares (USA), Sehad Cekic (Mal i Zi), Ben Apolloni (Maqedonia e Veriut), dhe Erenik Beqiri, Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.
“FOCUS 2021” do të jetë një program special në bashkëpunim me “Danish Film Institute” me filma, debate dhe tryeza të rrumbullakta i quajtur “UN/DOGMATIC – Kinemaja Daneze” me 5 filma nga regjisorët më të famshëm e të vlerësuar sot në botë si Lars Von Trier dhe Thomas Vinterberg, ndërsa programi “Panorama” ka disa seksione me filmat.
Duke pasur parasysh rregullat e pandemisë, ky do të jete një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit në Shqipëri dhe në botë.
Festivali do të mbyllet me premierën kombëtare të filmit ‘Looking for Venera’ nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha