Kosova

Zvicra mbështet Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas

Fuqizimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale përmes artit të filigranit

Zvicra promovon marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë duke inkurajuar përpjekjet dhe nismat e pajtimit që synojnë të merren me trashëgiminë e konfliktit në Kosovë.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ne jemi të kënaqur që mbështesim Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, e cila po fuqizon të mbijetuarat e dhunës seksuale përmes artit të filigranit.

Ne ju ftojmë të blini artin e tyre të bukur filigran dhe të kontribuoni në këtë mënyrë për t’i bërë të mbijetuarit ekonomikisht më të pavarur.