Lajme
SHBA: 500 milionë doza të tjera vaksina për vendet në zhvillim
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën blerjen e 500 milionë dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm.
Më parë Shtetet e Bashkuara ofruan më shumë se 500 milionë doza vaksinash të prodhuara nga firmat Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për vendet në zhvillim deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Me njoftimin e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë botës 1 miliard doza vaksinash gjithsej.
“Për çdo dozë vaksine që ka marrë çdo amerikan deri më sot, ne po dhurojmë tre doza në nivel global”, shkroi në rrjetin Twitter Sekretari i Shtetit Antony Blinken përpara njoftimit.
Presidenti Biden njoftoi dhurimin e dozave shtesë, gjithashtu nga kompania Pfizer, gjatë një takimi virtual për pandeminë ndërsa po merr pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti amerikan mbështeti objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së botës brenda vitit të ardhshëm, duke shfrytëzuar njoftimin për të inkurajuar vendet e tjera më të pasura të shtojnë përpjekjet për të kontrolluar infektimet.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në qershor se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte 11 miliardë doza vaksinash.
Gjatë një fjalimi në OKB të martën, Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë më shumë se 160 milion doza vaksinash në më shumë se 100 vende të botës, më shumë doza sesa të gjitha shtetet e tjera të marra së bashku.
Në shkallë globale, gjatë vitit të kaluar, janë administruar më shumë se 5.9 miliardë doza, ose rreth 43% e popullsisë së botës. Por pabarazitë e mëdha në shpërndarje kanë bërë që shumë vende me të ardhura më të ulëta të luftojnë për të vaksinuar qytetarët e tyre më të rrezikuar.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat globale kanë shtuar kritikat ndaj pabarazisë dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve. Pavarësisht ndihmës amerikane për vendet e tjera, ata janë ankuar se kjo ka qënë e pamjaftueshme – veçanërisht pasi Shtetet e Bshkuara po nxisin marrjen e një doze përforcuese për amerikanët, para se njerëzit e rrezikuar në vendet më të varfra të marrin dozën e tyre të parë./VOA
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në ShBA del me njoftim për mërgimtarët lidhur me votimin me postë Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi në rrjete sociale ka...
-
Elbenita Kajtazi dhe Ermonela Jaho në mesin e 10-të sopranove më të mira
-
Gjermani: Njoftim i rëndësishëm për votuesit nga diaspora
-
Vota e diasporës a do të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit?
-
Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni në rrugë në Langstrasse të Cyrihut do të bëhet i ligjshëm Parlamenti i qytetit të Cyrihut dëshiron të legalizojë prostitucionin në rrugë në Langstrasse të Cyrihut. Kjo...
-
2.9 milionë franga: Xhekpot i fituar – falë një truku matematikor?
-
Ku në Zvicër do të përfitojnë banorët nga fitimet rekord të bankës zvicerane?
-
Zvicra do të eksplorojë mënyrat për t’i bërë banorët e huaj të bëjnë shërbime kombëtare
-
Fitim dhe Boletin Hasani marrin nën pronësi Klubin e Schaffhausen