Futboll

Shaqiri shënon golin e parë me Lyonin

Ylli shqiptar ka gjetur golin e parë prej se u transferua në kampionatin francez

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, e ka gjetur golin e tij të parë në karrierë në kampionatin francez. Ai në afatin kalimtar veror u largua nga Liverpooli për të nënshkruar me Lyonin.

29-vjeçari ka arritur të shënojë në takimin që Lyonin e zhvillon përballë Troyes në Groupama Stadium, përcjell albinfo.ch.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Xavier Chavalerin (45’+1), ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Shaqiri e barazoi rezultatin (48′) pasi pranoi një top nga Bruno Guimaraes, krijoi hapësirë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Lyoni në fund fitoi 3:1. Me këto tri pikë, Lyoni është në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Troyes me 5 pikë është në vendin e 17, një pozitë më lartë se zona e rrezikut.

https://www.youtube.com/watch?v=BUKJVP8PyaU&t=7s

https://tiger.cdnja.co/v/oo/ooRQ5.mp4?secure=IeO2CtyVpaFfTXM-AARUWQ&expires=1632349800