Lajme
Edhe një shtet tjetër i BE-së miraton pasaportën anti-Covid
Parlamenti finlandez miratoi sot krijimin e një “pasaporte korona”, edhe pse zbatimi aktual i saj mbetet i pasigurt, për shkak të përmirësimit të situatës shëndetësore në vendin nordik
Projekti është planifikuar të nisë në fillim të tetorit, me ekzekutivin finlandez që shpreson të heqë kufizimet kundër COVID-19 në mes të tetorit, atëherë kur shpreson të ketë vaksinuar 80 për qind të popullsisë mbi 12 vjeç, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Deri më sot është vaksinuar vetëm 66,6 për qind e popullsisë.
“Parimi (…) është se nuk do të ketë nevojë për pasaportë shëndetësore”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Krista Kiuru, gjatë një konference për shtyp.
“Megjithatë, certifikata e imunizimit mund të jetë e nevojshme në zona të caktuara, në rast shpërthimesh të rëndësishme, me kufizime të tjera”, saktësoi ajo.
Kiuru argumentoi se “pasaporta shëndetësore finlandeze nuk është një kufizim, por një çlirim nga kufizimet”.
Finlanda është një nga vendet me shifrat më të ulëta të COVID-19 në Evropë, me pak më shumë se 1 000 vdekje dhe 137 000 raste për gati 5,5 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’