Lajme

10 qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në Europë

Pas më shumë se një viti të mbyllur e duke mbajtur maska anti-COVID, po bëhet më se e zakonshme që çmojmë më shumë daljet në ajër të pastër. Por, për ata që jetojnë në qytete të mëdha, kjo mund të kthehet në një luks të paarritshëm– veçanërisht kur valët e të nxehtit kontribuojnë dhe më tepër në ndotjen e ajrit.

Cilat janë vende që gëzojnë ajrin më të pastër në Europë?

Kompania britanike ‘HouseFresh’ ka analizuar raportin “Cilësia e Ajrit në Botë 2020”, përpiluar nga ekspertët zviceranë të ajrit, IQAir, dhe renditi qytetet në bazë të përqendrimit të grimcave të imëta.

  1. Sakiai, Lituani (5.0 μg/m3)

Qyteti i vogël pranë Kaliningradit ndodhet në një prej rajoneve më të pastra të Lituanisë dhe është shtëpiza e shtatë rezervave natyrore.

  1. Corte, Franc (4.6 μg/m3)

Ngritur në një prej maleve të Korsikës, Corte ishte dikur kryeqyteti i këtij ishulli, gjatë një periudhe pavarësie të shkurtër në shek. 18.

  1. Neuchatel, Zvicër (4.5 μg/m3)

Qyteti mesjetar që shtrihet përgjatë liqenit, e me të cilin ndan edhe të njëjtin emër, është një prej pikënisjeve më të mira për të eksploruar malet Jura.

  1. Almeria, Spanjë (4.4 μg/m3)

Qyteti andaluzian, i njohur për ditët me më shumë diell në Spanjë, rrethohet nga një sërë plazhesh mbresëlënëse. Këtu, ajri është i pastër, por rrallëherë i freskët gjatë orëve të ditës.

  1. Umea, Suedi (4.3 μg/m3)

Qyteti më i madh i Suedisë së veriut renditet edhe si ndër më të pastrit nga EEA. Një qytet studentësh me një jetë të gjallë kulturore vetëm 400 kilometra larg rrethit Arktik, ku vizitorë të shumtë shkojnë për të parë Aurorën Polare

  1. Crieff, Skoci dhe Enniskillen, Irlandë e Veriut (4.3 μg/m3)

Për të marrë një dozë ajri të pastër në Mbretërinë e Bashkuar duhet shkuar në Crieff, një qytet tipik skocez në Perthshire.

  1. Fundao, Portugali (4.2 μg/m3)

Qyteti rural ndodhet midis dy parqeve kombëtare – Serra da Estrela dhe Serra da Malcata – dhe ka disa kështjella të shek. 17 dhe pemishte me qershi.

  1. Vielsalm, Belgjikë (4.2 μg/m3)

Vielsalm ndodhet në zemër të Ardennes dhe është një vend ende sekret për ata që preferojnë natyrën e që kërkojnë të eksplorojnë vende të qeta në pyll.

  1. Bodo, Norvegji (3.4 μg/m3)

Qyteti norvegjez, midis maleve dhe detit, është një tjetër vend i mrekullueshëm për të ngjitur malet apo për të parë Dritat e Veriut.

  1. Muonio, Finland (2.8 μg/m3)

Për të thithur ajrin më të pastër në Europë duhet të shkoni në Lapland. Muonio rrethohet nga parku i çmuar kombëtar i Finlandës “Pallas-Yllästunturi”./Euronews