Futboll

Ndeshje historike për klubin Iliria Solothurn

Iliria Solothurn të dielën do të përballet me kampionin e Zvicrës, Young Boys

Një ndeshje historike për klubin e Iliria Solothurn. Klubi shqiptar në Zvicër do të përballet me kampionin e Zvicrës, Young Boys, në rrethin e dytë të Kupës së Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Kjo është hera e tretë që skuadra shqiptare ndodhet në këtë rreth të Kupës së Zvicrës, edhe pse do të ketë një ndeshje shumë të vështirë.

Vetëm ditë më parë Young Boys mundi Manchester United në Ligën e Kampionëve, kurse të dielën përballet me klubin shqiptar. Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00.

“Ky është një aktivitet në rang kombëtar, ku marrin pjesë ekipet elitare të Zvicrës dhe ne jemi klubi i vetëm shqiptar që merr pjesë. Aktiviteti do të shfaqet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror SRF Info dhe të ftuar janë personalitete nga Zvicra dhe Diaspora”, thuhet në njoftim e klubit.