Lajme
Mbi 1.000 veta marshojnë në Winterthur kundër “diktaturës së vaksinimit”
"Pandemia" e Coronës është një master plan për vendosjen e diktaturës dixhitale", mund të lexohej në një pankartë, përveç tjerash
Mbi njëmijë kundërshtarë të masave mbrojtëse të koronës janë mbledhur në Winterthur (ZH) pasdite për një tubim të miratuar nga policia, raporton srf.ch.
Thirrjen për pjesëmarrje në këtë tubim protestues e kishin bërë ndër të tjerët edhe grupimi i njohur me emrin “Freiheitstrychler”, pjesëtarët e të cilit u kujdesën edhe për sigurimin e aktivitetit, transmeton albinfo.ch.
Demonstruesit, përfshirë shumë fëmijë, janë mbledhur pas orës 13 në Neumarkt në Winterthur, për të protestuar kundër “censurës dhe diktaturës së vaksinimit” .
“Pandemia” e Coronës është një master plan për vendosjen e diktaturës dixhitale”, mund të lexohej në një pankartë, përveç tjerash. Në një tabelë tjetër, gjendja aktuale në Zvicër përshkruhej si “aparteid”.
Tubimi ka qenë kryesisht paqësor .
Në margjinat e tubimit, megjithatë, policisë i është dashur të ndërhynte disa herë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’