Kosova
Zvicra, vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar; Kosova, më e lira
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për jetesë
Në bazë të të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” janë publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me çmimet mesatare të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve të tjera që paguajnë qytetarët çdo muaj, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se statistikat e përgatitura nga Numbeo u referohen çmimeve të shërbimeve, si energjia elektrike, ngrohja, uji, por edhe grumbullimi i plehrave.
Statistikat mbulojnë pothuajse të gjitha vendet në botë dhe tabela përcaktohet në bazë të shumës së parave që duhet të ndahen për koston e jetesës në një apartament prej 85 metrash katrorë.
Referuar statistikave të Numbe, Zvicra është vendi më i shtrenjtë kur bëhet fjalë për çmimin mesatar të shërbimeve bazë, kështu që qytetarët e këtij vendi do të paguajnë rreth 125 euro për faturat që vijnë në adresat e qytetarëve çdo muaj, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Kosova del të jetë vendi “më i lirë” për të jetuar, të paktën kur bëhet fjalë për rajonin, ku qytetarët duhet të lënë 54 euro për shërbimet bazë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?