Shqipëria
BE pranon certifikatat anti-Covid të Shqipërisë
Bashkimi Evropian ka aprovuar certifikatat shqiptare të vaksinimit anti-Covid. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në reagimin e tij pas pranimit të certifikatës shqiptare nga BE-ja ka shkruar se ky është një shembull kuptimplotë i progresit digjital të Shqipërisë.
“SUPERLAJM. Shqiptarët të lirë të lëvizin në Europë me pasaportën digjitale të vaksinimit. BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembull kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka”, ka shkruar Rama, transmeton Albinfo.ch.
Pranimi i certifikatave anti-Covid nënkupton që dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare që vërtetojnë vaksinimin, testet apo shërimin nga koronavirusi do të njihen në të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’