Kosova
Osmani, mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin. Të martën u prit nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, transmeton albinfo.ch.
Në ditën e parë të vizitës së saj treditore në Berlin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit zyrtarisht nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
“Me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier diskutuam për raportet ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë qenë dhe do të mbeten përherë strategjike”, shkroi Vjosa Osmani në një postim në Facebook.
Osmani shkroi më tej se kishte falënderuar presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë “në ditë të mira dhe ato të vështira e në veçanti për mbështetjen drejt konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë”. Osmani shkruan më tej se në bisedë me Steinmeierin ka theksuar edhe “nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave”.
BE-ja dhe Procesi i Berlinit pa alternativë
Në postimin e saj në rrjetet sociale Osmani ritheksoi qëndrimin e Kosovës ndaj Procesit të Berlinit: “Potencova se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës”, shkruan Osmani.
Vizita e Osmanit ndodh në një kohë kur Gjermania e kancelarja Merkel është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje, në mënyrë që deri më datën 6 tetor të këtij viti, në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, që këtë radhë do të zhvillohet në Slloveni, të finalizohen katër marrëveshjet që parashikojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të qytetarëve me karta identiteti, udhëtimet ne vendet e treta dhe njohjen e diplomave reciproke.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër