Kosova

Lajçak nga sot nis vizitën treditore në Kosovë

Sot, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të arrijë për vizitë treditore në Kosovë.

Theksohet se ai gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit e mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, thuhet në njoftim.