Lajme
Tek më 2024 industria e aviacionit do të rikthehet në gjendjen e para pandemisë
Kompania e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, ka thënë se pret që do të duhen edhe dy vjet e gjysmë që aviacioni global të kthehet në nivelet para pandemisë së koronavirusit.
Nënpresidenti për marketing komercial në këtë kompani, Darren Hulst, ka thënë se “industria rimëkëmbet në nivelet e vitit 2019 të trafikut, në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas parashikimeve të kësaj kompanie, fluturimet e brendshme do të rikthehen më lehtë, për dallim nga ato ndërkombëtare, pjesërisht për shkak të kufizimeve të qeverive në botë.
Sipas Boeing, këto kufizime duhet të lirohen për të mundësuar përmbushjen e kërkesave që ekzistojnë tani në treg.
Vitin e kaluar numri i pasagjerëve ka rënë për 60 për qind, në 1.8 miliard dhe industria besohet të ketë humbur 126 miliardë dollarë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’