Lajme
Studim: Antitrupat nga vaksinat pësojnë rënie pas 4 muajsh
Rënia e numrit të antitrupave nuk nënkupton domosdoshmërisht se personat e imunizuar do ta humbin aftësinë për ta luftuar sëmundjen
Një studim masiv i kryer në Indi me 614 punonjës shëndetësorë të vaksinuar plotësisht ka zbuluar rënien “e konsiderueshme” të antitrupave kundër COVID-it brenda katër muajsh që nga administrimi i dozës së parë.
Zbulimet e reja, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters, mund t’i ndihmojnë Qeverisë indiane që të vendosë nëse do të fillojë me administrimin edhe të dozave përforcuese, siç kanë bërë disa vende perëndimore.
Rënia e numrit të antitrupave nuk nënkupton domosdoshmërisht se personat e imunizuar do ta humbin aftësinë për ta luftuar sëmundjen, pasi që qelizat e kujtesës së trupit ende mund të fillojnë të ofrojnë mbrojtje thelbësore, ka thënë për Reutersin drejtori i një instituti shtetëror që e bëri studimin.
“Pas gjashtë muajsh duhet të jemi në gjendje që t’iu themi më qartë nëse dhe kur do të nevojitet doza përforcuese”, ka thënë Sanghamitra Pati nga Qendra Rajonale e Kërkimeve Mjekësore, me qendër në qytetin lindor të Bhubaneswarit.
Studiuesit britanikë kanë bërë të ditur muajin e kaluar se mbrojtja e ofruar nga dy dozat e vaksinave “Pfizer”-”BioNTech” dhe “AstraZeneca” fillon të zbehet brenda gjashtë muajsh. Studimi indian, i botuar në platformën e Sheshit të Kërkimeve, por që ende nuk është shqyrtuar nga studiuesit, është një nga të parët të këtillë të realizuar në vend dhe që përfshin dy vaksinat kryesore të zhvilluara në Indi – “Covishield”, një version i licencuar i vaksinës “AstraZeneca” dhe “Covaxinin” e krijuar në vend.
Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se megjithëse po e studiojnë shkencën në zhvillim rreth dozave përforcuese, përparësi është imunizimi i plotë i 944 milionë të rriturve në Indi.
Më shumë se 60 për qind e indianëve tashmë kanë marrë të paktën një dozë dhe 19 për qind të dy dozat e nevojshme për imunizim ndaj sëmundjes COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Rastet e infektimit dhe vdekjet nga COVID-19 në Indi kanë shënuar rënie të ndjeshme që nga koha kur vendi kishte evidentuar kulmin prej më shumë se 400.000 të infektuarve në fillim të majit. India ka raportuar gjithsej 33.29 milionë raste të infektimit dhe 443.213 vdekje.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit