Lajme

Korona dyfishon numrin e zviceranëve që shkojnë në pushime me makinë

Grupi i pushuesve që udhëtojnë për në pushime vetëm me makinën e tyre është dyfishuar brenda një viti, konstaton studimi i publikuar nga Allianz Partners

Shkuarja në pushime jashtë vendit me makinë “ka hyrë në modë” për shkak të koronës: Pothuajse çdo i pesti person në Zvicër ka përdorur ekskluzivisht makinën për pushimet midis verës 2020 dhe 2021, shkruan srf.ch.

Po ashtu 25 për qind të tjerë kanë shkuar me pushime “pothuajse ekskluzivisht” me automjetin e tyre.

Grupi i pushuesve që udhëtojnë për në pushime vetëm me makinën e tyre është dyfishuar brenda një viti, transmeton albinfo.ch.

Ky është konstatim i një studimi të publikuar nga Allianz Partners të martën. Makina, sipas këtij studimi, ka rritur më tej hendekun ndaj mënyrave të tjera të transportit, si hekurudha dhe aeroplani.

Në të njëjtën kohë, ka vazhduar shmangia e udhëtimit ajror , siç kanë zbuluar më tej autorët e studimit të përmendur, përcjell albinfo.ch.

Dy të tretat e të anketuarve nuk kanë hipur asnjëherë në aeroplan në 12 muajt e fundit.