Kuriozitete
Tesla, rekord të ri shpejtësie për makinat elektrike

Mediat botërore shkruajnë se Tesla ka vendosur një rekord të ri për makinat elektrike, pasi ka kaluar me shpejtësi rreth kursit të famshëm të garës në Nürburgring të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Drejtori ekzekutiv, Elon Musk, shkroi në Twitter të enjten se një Tesla Model S Plaid kishte përfunduar Nürburgring në 7 minuta, 30.9 sekonda.
Ishte “krejtësisht e pamodifikuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Model S Plaid prej 133,000 dollarësh theu rekordin e mëparshëm për EV-të, të vendosur nga Taycan Turbo i Porsche, me pak më shumë se 11 sekonda.
Tesla publikoi një video të premten, të marrë nga brenda makinës, ndërsa po garonte rreth “pistës” 21 kilometra të gjatë Nürburgring – Nordschleife, në një xhiro të dytë, të cilën e përfundoi në pak më shumë se 7 minuta 35 sekonda.
Tesla do të shkonte përsëri me një version të modifikuar të Model S Plaid, tha Musk.
Ndryshe, Plaid me 1.000 kuaj fuqi është versioni më i fuqishëm i Model S.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen Nga viti 2030, avionët e rinj luftarakë F-35 do të ngrihen dhe ulen gjithashtu në Meiringen...
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë