Kuriozitete
Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Ray Kurzweil, shefi i inxhinierisë tek Google, mendon se qeniet humane do të bëhen hibridë që mund të lidhin trurin e tyre me internet nga viti 2030. Kurzweil e bëri këtë deklaratë të pazakonshme në konferencën “Exponential Finance” në Nju Jork.
Sipas tij, truri mund të lidhet me nanobotë, robotë të vegjël të krijuara nga fibrat e ADN-ës, dhe do të jetë në gjendje të shfrytëzojë serverët në cloud për të rritur inteligjencën tonë.
“Mendimet tona do të jenë një hibrid i mendimeve biologjike dhe jo-biologjike,” deklaroi Kurzweil.
“Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta”.
“Ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë limitet tona dhe të mendojmë në cloud. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë.”
Rurzweil parashikoi se singulariteti teknologjik- kur inteligjenca artificial tejkalon inteligjencën humane do të ndodhë nga viti 2045.
Ai ka bërë edhe më parë parashikime për të ardhmen dhe kanë rezultuar të sakta. Në vitet ’90 ai bëri 147 parashikime për vitin 2009. Në vitin 2010 ai shqyrtoi parashikimet e tij dhe pa që 86% e tyre ishin të sakta.
Ai parashikoi se njerëzit do të përdorin kompjuterë portativë në vitin 2009, kabllot do të zhduken dhe ekranet e kompjuterëve do të shfaqen edhe tek syzet. Po ashtu, Kurzweil kishte parashikuar që në vitin 2009 do të ketë edhe makina vetë-drejtuese, por në të vërtetë kjo u realizua disa vite më vonë
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani mirëpret diasporën: Ju jeni krenaria e Kosovës Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Prishtinë për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, Presidentja...
-
Donikë Sejdiu mbron me sukses doktoratën në Universitetin e Cyrihut
-
Gjermani: Studentët e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës zënë vendin e 6-të në botë
-
Itali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë
-
Presidentja Osmani pret mërgatën në një pritje tradicionale në Presidencë
Jeta në Zvicër
-
Pas 20 ditësh kaosi, qarkullimi në HB Zürich rikthehet në normalitet Pas 20 ditësh kaosi dhe devijimesh, qarkullimi rreth Stacionit Kryesor të Zyrihut (HB Zürich) është rikthyer...
-
Afati i tarifave amerikane: Zvicra ende në pritje të vendimit zyrtar
-
Pilot projekti në Zvicër që synon të riciklojë xhamat e dritareve të përdorura
-
Ndikimi i traktateve të reja të BE-së mbi imigracionin
-
OKB në Gjenevë bën thirrje për reformë të tarifave mbi plastikën