Kosova
‘Luanin e Artë’ në Venecia e fiton filmi francez, ku luan aktorja nga Kosova
Në Venecia të Italisë është përmbyllur Festivali i njohur ndërkombëtar i filmit
Çmimi kryesor ‘Luani i Artë’ iu dha filmit francez “L’évenement”, të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan. Ky film si temë trajtonte abortin e paligjshëm, e ku interpreton edhe aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.
Çmimi special i Jurisë shkoi për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio”, i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.
Aktori më i mirë u shpall John Arcilla, me filmin “On the job”, mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.
Aktore më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj, Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha