Kosova
Kosova kujton sulmet e 11 shtatorit
Kurti: Kosova bashkëndjen me SHBA-në
Sot, krerët e Kosovës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sulmet e vitit 2001 zgjuan ndërgjegjen e gjithë botës.
Në këtë përvjetor ajo ka thënë se Kosova rikonfirmon mbështetjen ndaj SHBA-së dhe nderon kujtimin për mijëra viktima të sulmeve terroriste, në mesin e të cilëve pati edhe shqiptarë.
“SHBA-ja është aleat yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe një herë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-së, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo. 11 shtatori i vitit 2001 ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një të keqeje të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”, ka thënë Osmani.
Ndërkaq kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sulmet terroriste të 20 vjetëve më parë në Kullat Binjake në Nju-Jork ishin sulme kundër gjithë botës së lirë dhe vlerave demokratike.
“Sulmet e 11 shtatorit 2001 tronditën qytetarët e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, sepse midis dy kombeve tona është sendërtuar një lidhje e fuqishme miqësie e emocionale. Kosova vazhdon të mbetet partner besnik i SHBA-së në të gjitha angazhimet ndërkombëtare të tyre“, ka theksuar kryekuvendari Konjufca.
Ndërkaq kryeministri Albin Kurti është shprehur se në këtë ditë nderohet i gjithë kombi amerikan.
“Sot po përkujtojmë 20-vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve. Nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan”, u shpreh Kurti, ndërsa shtoi se Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e cilësoi si aleat historik dhe pazëvendësueshëm i Kosovës.
Sulmet e 11 shtatorit janë kujtuar edhe nga krerët e partive opozitare.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 20 vjet më parë, SHBA-ja u godit nga sulmet terroriste më brutale në historinë e njerëzimit.
Krasniqi ka thënë se ky akt terrorist nuk goditi vetëm SHBA-në, por mbarë popujt që besojnë në vlerat e demokracisë, lirisë e qytetërimit.
“Në 20-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike për kombin dhe shtetin amerikan kujtojmë me nderim të gjithë qytetarët që humbën jetën nga këto sulme. Viktimat ishin të 70 kombësive të ndryshme dhe në mesin e tyre kishte edhe 4 bashkëkombas shqiptarë, çka dëshmon se terrorizmi është kërcënim global për të gjithë popujt pa dallim. Kjo ditë që ndryshoi jetën e Amerikës por edhe mbarë botës, do të mbahet mend përgjithmonë, si ditë kur terrori fiku mijëra jetë të pafajshme, për t’i ngjallur miliarda jetë tjera kundër tij, deri në fitore”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se ndihet krenar që Kosova është rreshtuar në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit të drejtuar nga SHBA-ja.
“Partia Demokratike e Kosovës do të punojë si gjithmonë fuqishëm që lidhja jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan të forcohet edhe më tutje, që së bashku të punojmë për përhapjen e demokracisë dhe forcimin e sigurisë e paqes në botë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 11 shtator u sulmuan vlerat e demokracisë.
“Më 11 shtator 2001 në Neë York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë. Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan. Populli dhe shteti i Kosovës janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë sonë. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch