Shqipëria
Trafiku i pasagjerëve në Rinas u rrit për 32% në gusht
Raportohet se korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Burime zyrtare të TIA bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.
Thuhet se vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s)- shiko grafikun; Trafiku i pasagjerëve në Rinas.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Destinacionet me rritjen më të lartë
Pandemia dhe shtimi i fluturimeve drejt destinacioneve të tjera veç Italisë e ka ndryshuar ndjeshëm gjeografinë e fluturimeve në verën e këtij viti.
Sipas të dhënave nga TIA, trafikun e rrugëve të skeduluara për korrik-gushtin e këtij viti e kryeson Londra. Nga dhe drejt Londrës udhëtuan 84 mijë pasagjerë në korrik-gusht, me rritje 74% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s dhe +159% në krahasim me periudhën pandemike të 2020-s.
Londra ka rrëzuar nga froni Romën, që për shumë vjet ishte destinacioni kryesor i udhëtarëve që fluturonin nga dhe drejt Rinasit.
Në vend të dytë është Milano, me 64 mijë pasagjerë, duke arritur të kapë nivelin e para-pandemisë. Roma ka kaluar në vend të tretë, pas një rënieje prej 32% të trafikut të pasagjerëve në raport me korrik-gushtin e 2019-s.
Rritje ka shënuar dhe Vjena, duke ia kaluar Stambollit dhe duke zënë vendin e katërt. Pasagjerët me kryeqytetin austriak u rritën me 22% në raport me 2019-n.
Një rritje të ndjeshme kanë shënuar destinacionet gjermane, pas shtimit të fluturimeve nga Wizz Air. Munihu, Dortmundi, Berlini kanë parë shtim të lartë të trafikut të pasagjerëve.
Ndonëse u hap në muajt e fundit, linja direte me Dubanin ka ngjallur interes. Në korrik-gusht trafiku i pasagjerëve me këtë destinacion ishte rreth 14 mijë.
Pothuajse dyfishim (me 2019-n) ka njohur dhe Brukseli, ndërsa Beogradi është zgjeruar me 10%. (shiko grafikun: Trafiku i pasagjerëve sipas rrugëve të skeduluara, janar-korrik). Monitor
E-Diaspora
-
Falë angazhimit diplomatik, Kosova figuron si shtet i pavarur në bankat gjermane Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka të tjera gjermane Kosova do të figurojë...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?