Shqipëria
Reagon Berisha: Do ta vazhdoj betejën, Basha është kërcënuar
Berisha tha se përpara se të përjashtonte atë nga grupi parlamentar, Basha duhet të ishte dorëhequr vetë dhe se ai ka asgjësuar PD-në, si “parti sovrane”
Ish-kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Lulizm Bashës për ta larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare, të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj, presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht presionit, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së. Sovraniteti i PD-së, që është institucion, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi.
Vendosi të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshëm e të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione. Vendimi është nul dhe void, sepse është vendim i tij dhe jo i forumeve të PD-së. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria me këtë rast, ka humbur, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, mund të jetë opozitë e pavarur për interesin publik”, tha Berisha, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut