Futboll

Foto: Formacionet zyrtare Kosova-Spanja

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Spanjë

Kosova do të përballet me Spanjën nga ora 20:45, në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022, shkruan albinfo.ch.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Për këtë ndeshje Bernard Challandes, vjen me ndryshime.   Aro Muric do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Florent Hadërgjonaj. Në mesfushë do të jenë emra si Dreshevic dhe Loshaj, ndërsa në krahë, Bytyqi dhe Rashani. Në sulm do të jenë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Spanja, do të luajë nga minuta e parë me emra si Ferran Torres dhe Alvaro Morata. Nga minuta e parë luajnë edhe emra si Koke, Soler dhe Sergio Busquets.

Formacionet

Kosova: Muric,Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dreshevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi.

Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata, Torres.